Zëvendëskryeministrat bëhen me këshilltarë
22 dhjetor 2017
| 11:32
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që edhe zëvendëskryeministrat ta kenë nga një këshilltar.
Ky vendim është miratuar në mbledhjen e sotme të ekzekutivit. Ndërkohë që, në një mbledhje tjetër që është mbajtur ditën e mërkurë, kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë vendim që t’ia dyfishonte rrogën vetes nga 1500 në 2950 euro si dhe t’ua rris pagat e zëvendësve të tij në 2500, kurse ministrave në 2000 euro. KK