Zëvendëskryeministri Bislimi udhëton drejt Hungarisë
13 maj 2024
| 12:29
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë.
Gjatë qëndrimit dyditorë në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.
Në këtë vizitë, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi është thënë se pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për çështje të BE-së, Janos Boka.