Zëvendëskryeministri Gashi pritet nga deputetja Lekaj në Zagreb
Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit në Kroaci, zëvendëskryeministri, njëherësh ministër Diasporës, Dardan Gashi, ka takuar deputeten shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj -Perlaska.
Qendra Kulturore, mësimi plotësues në shqip dhe hapja e Katedrës së gjuhën shqipe ishin disa nga temat e diskutuara në këtë takim.
“Diaspora shqiptare në Kroaci është e inkuadruar mirë në shoqërinë kroate, duke marrë parasysh edhe kontributin e shqiptarëve në luftën shtetndërtuese. Kosova, bashkë me Shqipërinë, do t’ju mbështesim gjithashtu”, ka thënë zëvendëskryeministri Gashi.
Ndërkaq, deputetja shqiptare me origjinë nga Prizreni, në të ardhmen e afërt, pret më shumë të rinj shqiptarë të punësuar në institucionet kroate. “Përforcimi i raporteve tona ndërshtetërore është me rëndësi. Komuniteti shqiptar në Kroaci numëron 19 mijë veta dhe është i fortë. Po synojmë punësimin e të rinjve tanë në Institucionet e vendit”, ka thënë deputetja Ermina Lekaj-Perlaska.