Zëvendëskryeministri Hoti informon përfaqësuesit e FMN-së për zhvillimet ekonomike
20 shkurt 2020
| 15:32
Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti në një takim me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gabriel Di Bella e ka informuar mbi zhvillimet ekonomike në vend.
Gjatë këtij takimi, temë bisede ishin edhe çështjet fiskale dhe përgatitjet e vazhdueshme për buxhetin e vitit 2020.
Hoti ka siguruar Di Bellan, se qeveria do të përkujdeset për stabilitetin financiar të vendit.
Nga ana e tij, Di Bella ka vlerësuar bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.