Zëvendëskryeministri Hoti priti në takim rektorin e UP-së
Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema.
Gjatë takimit miqësor rektori Dema e uroi zëvendëskryeministrin e parë Hoti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe shkurtimisht e njoftoi me planet dhe të arriturat e UP-së.
Ndërsa zëvendëskryeministri i parë Hoti ka vlerësuar lart përkushtimin e menaxhmentit të UP-së për rezultatet e arritura në këtë institucion të lartë publik, dhe e siguroi rektorin Dema se Qeveria e Kosovës do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend, veçmas atë të lartë, si dhe do t’i përkrah ata në reformat e domosdoshme por duke pasur gjithmonë parasysh respektimin e autonomisë së institucionit, të garantuar me kushtetutë dhe ligjet në fuqi.
/Epoka e re/