Zëvendëskryeministri Limaj i bën homazhe Fadil Vokrrit
10 qershor 2018
| 16:56
Qytetarë të shumtë, politikanë, sportistë, tifozë dhe zyrtarë të UEFA-s, kanë marrë pjesë në homazhet për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.
Edhe zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe, duke nderuar figurën e Vokrrit.
“Sot Kosova nderon ikonën e tij. Kështu shqiptarët dinë t’i nderojnë njerëzit e mëdhenj. Fadil, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tënde që ti bëre për ne. Fadil, ishe dhe mbetesh udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë shtetin e vet. U prehsh në paqe, legjendë!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/