Zëvendëskryeministri Limaj: Pres që demarkacioni të votohet
19 mars 2018
| 21:14
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në emisionin “Zona B” të “Klan Kosova” ka thënë se pret që Kuvendi i Kosovës të martën ta votojë demarkacionin.
“Unë pres që demarkacioni të votohet”, ka thënë Limaj.
“Kam biseduar me deputetë individualisht të cilët ma kanë konfirmuar votën”, është shprehur Limaj.
Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes së dy presidentëve është hapur rruga për zgjidhje të kësaj çështje.