Zëvendëskryeministri në detyrë, goxha pasuri

18 maj 2020 | 10:58

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, hyn në listën e njerëzve më të pasur në institucionet e vendit, pasi që pasuria e tij e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) arrin gati në një milion euro.

Në formularët e AKK-së, Abazi ka vetëdeklaruar se ka në pronësi familjare një shtëpi në vlerë prej 30 mijë eurosh, një shtëpi tjetër në vlerë prej 300 mijë eurosh, edhe një shtëpi tjetër në vlerë 250 mijë eurosh, si dhe dy banesa në vlerë prej 150 mijë eurosh, raporton “Front Online”.

Gjithashtu, Abazi ka deklaruar se ka në pronësi 3 automjete në vlerë prej 31 mijë eurosh si dhe letra në vlerë prej 140 mijë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ende nuk…