Zëvendëskryeministri Pacolli i zëmëruar ndaj veprimeve të Rusisë
16 korrik 2018
| 16:33
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj ndalimit të flamurit të Kosovës në finalen e Kupës së Botës.
Pacolli i ka bërë thirrje FIFA-s që të reagojë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës.
Ai në llogarinë e vet në rrjetin social në “Twitter” ka shkruar se politika duhet të qëndrojë jashtë sportit.
“I zemëruar ndaj veprimeve të Rusisë për ndalimin e përdorimit të flamurit të Kosovës gjatë finales së Kupës së Botës. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe ju bëj thirrje që të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/