Zëvendëskryeministri: Presidenti nuk ka mandat të negociojë me Serbinë

02 mars 2020 | 18:12

Zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka mandat që të negociojë me Serbinë.

Në seancën e jashtëzakonshme për taksën, Abazi ka theksuar se vetëm Qeveria ka mandat kushtetues që të negociojë me Serbinë.

“Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë dhe kjo është çështje që i tejkalon të gjitha përmasat. Vetëm Qeveria ka mandat kushtetues që të negociojë me Serbinë”.

“Nevoja për t’u ulur me përfaqësuesit e vendit është urgjencë e jashtëzakonshme dhe këtë gjë duhet ta bëjmë secili prej nesh”, është shprehur Abazi, duke shtuar se çështja thelbësore është kthimi i presidentit në vend që të ulet dhe ta largojë rrezikun me të cilin është duke u ballafaquar vendi.

“Kjo nuk është hera e parë që vendit i janë krijuar befasi. Është po e njëjti rast sikurse me Gjykatën Speciale. Ka edhe dhjetëra raste tjera kur është manipuluar për interesat e një personi të vetëm”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…