
Zëvendëskryeministri Tahiri falënderon policinë për punën në pandemi
13 nëntor 2020
| 21:40
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, është shprehur falënderues për punën që po e bëjnë Policia e Kosovës.
Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, e ka potencuar angazhimin e forcave të rendit në kohë pandemie, duke shprehur respekt për ta.
“Pas intervistës në edicionin e lajmeve në RTK, u ndala të shpreh falënderimin tim dhe të Qeverisë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që po bën Policia e Kosovës në këtë kohë të rëndë pandemie. Respekt dhe nder të jem në mesin e tyre sonte!”, ka shkruar Tahiri.