Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me Metën dhe Ruçin

25 shtator 2020 | 07:05

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanërisht për domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë.

“Lidershipi në Shqipëri dhe presidenti Meta në veçanti, ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarshme dhe të Kosovës në veçanti”, ka thënë Tahiri pas takimit.

Ai ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Tahiri ka theksuar se Shqipëria ka një traditë të pasur dhe të gjatë parlamentare e ligjvënëse, nga e cila ka çka të përfitohet.

“Janë me qindra ligje e akte, për të cilat, kërkohet njohuri e thellë e terminologjisë juridike gjuhësore, kanë qenë dhe janë në disponueshmëri për shfrytëzim nga ne si burim kredibil. Këto dhe tema tjera për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, më bëjnë të ndjehem i nderuar me përkrahjen e kryetarit Ruçi, një avokat i thellimit të bashkëpunimit ndërshqiptar dhe në fushën e diplomacisë parlamentare”, ka deklaruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe…