Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me presidentin Ilir Meta

13 qershor 2020 | 20:33

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stubulla, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në këtë takim rikonfirmuan lidhjen e përbashkët historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik.

“Takim vëllazëror dhe shumë miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik”, ka shkruar Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj ka marrë…