
Zëvendëskryeministri Tahiri takon deputetët e AAK-së
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka zhvilluar sot një takim koordinues me Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me bashkëpartiaket e tij kanë diskutuar për tema që lidhen me planet për qeverisje gjithëpërfshirëse, e cila në fokus do të ketë̈ zhvillimin dhe mirëqenien.
“Ishte konstatim i përbashkët se duhet të vazhdojmë̈ avancimin e praktikes së bashkëpunimit Kuvend – Qeveri dhe anasjelltas. Suksesi në qeverisje nuk do të mungojë, për aq kohë sa agjenda e Qeverisë komunikohet dhe harmonizohet me atë të Kuvendit. Përpara përballemi me shumë sfida, por edhe me shumë mundësi, prandaj më shumë se kurdoherë̈ është̈ e nevojshme çdo ide, secila nismë, secila platformë. Shfrytëzova rastin që kolegët bashkëpartiakë nga AAK, t’i falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme në aktivitetet tona të përbashkëta”, ka shkruar Tahiri.
(M.K / Epoka e re)