Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj bën homazhe në Krushë të Madhe

15 janar 2021 | 14:10

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe, në shënim të Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Balaj- Halimaj përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se kjo ditë, dhe ditë të ngjashme si kjo janë shumë të mëdha për ne, për ta kujtuar historinë dhe të kaluarën tonë, për ta kujtuar çdo dëshmorë, martir, hero, invalid e veteran të luftës së lavdishme të UÇK-së.

“Krusha, Reçaku dhe masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmia më e mirë për ne të gjallët e brezat që do vijnë, se lirinë të cilën e gëzojmë është e paguar thellë me gjak e sakrificë, dhe nuk e kemi të falur, por e kemi të paguar shtrenjtë”, ka shkruar Balaj-Halimaj.

No description available.

Postimi i plotë:

Në shënim të Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, bëmë homazhe në Krushë të Madhe për të nderuar dhe përkujtuar të rënët në këtë vend.
Sot, kur po i përkujtojmë masakrat e gjenocidit serb në Kosovë, kriminelët serb të cilët i kryen këto masakra po lëvizin lirshëm, ndërsa Çlirimtarët tanë padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës.
Kjo ditë, dhe ditë të ngjashme si kjo janë shumë të mëdha për ne, për ta kujtuar historinë dhe të kaluarën tonë, për ta kujtuar çdo dëshmorë, martir, hero, invalid e veteran të luftës së lavdishme të UÇK-së.
Krusha, Reçaku dhe masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmia më e mirë për ne të gjallët e brezat që do vijnë, se lirinë të cilën e gëzojmë është e paguar thellë me gjak e sakrificë, dhe nuk e kemi të falur, por e kemi të paguar shtrenjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka përkujtuar 22…