Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj përkrah kërkesat e Shoqatës së Transportuesve

17 mars 2021 | 12:42

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj, u ka dalë në mbështetje të plotë kërkesave të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës për qeverinë.

“Duke e njohur nga afër sektorin e transportit rrugor dhe duke i njohur mirë vështirësitë e tyre i dal në mbështetje të plotë kërkesave të Shoqatës së Transportuesve të Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ndihma e Qeverisë së Kosovës për këtë sektor nuk i ka mbuluar shpenzimet as njëjavore të tyre derisa ata punonin/punojnë me gjysmë kapaciteti e të mos flasim për pjesën kur atyre i është ndërprerë puna me vendim të Qeverisë së RKS. Kërkesa e tyre mund të negociohet, prandaj Kryeministri, Ministri i Financave dhe Ministri i Transportit duhet të arrijnë marrëveshje të re me ShTK-në”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook”, Albulena Balaj-Halimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver…