Zëvendëskryeministrja ukrainase: Ushtarët rusë po përdhunojnë dhe vrasin gra

20 mars 2022 | 13:29

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, ka akuzuar ushtarët rusë se janë duke përdhunuar dhe vrarë gra.

Stefanishyna, deklaratat i ka bërë për “Sky News”, duke shtuar se çdo ushtar që kryen krime lufte do të mbajë përgjegjësi.

“Çdo ushtar që ka kryer krime lufte do të mbajë përgjegjësi. Gratë ukrainase do të qëndrojnë të bashkuara dhe do të triumfojnë”, ka thënë ajo /abcnews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ruse ka bërë me dije se sot ka kryer…