Zëvendësministrat, nesër takim të obligueshëm me kryeministrin
27 dhjetor 2017
| 18:54
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër (e enjte) në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të mbajë një takim me zëvendësministrat, të cilët janë njoftuar nëpërmjet një shkrese që ua ka dërguar zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ministrave e këta të fundit i kanë njoftuar zëvendësit e vet.
“Epoka e re” merr vesh, nga burimet e veta brenda kabinetit qeveritar, se ky takim është i obligueshëm për të gjithë zëvendësministrat.
Kryeministri Haradinaj ka marrë vërejtje nga shoqëria civile për numrin e madh të zëvendësministrave, që deri më tani ka kaluar numrin 70.