Zëvendësministri Çelaj takohet me ambasadoren e Izraelit në Beograd
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Beograd, Alona Fisher Kamm, me të cilën ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me interes të përbashkët.
“Ne kemi fusha të shumta për bashkëpunim. Ne mund të marrim model nga Izraeli në fushën e Inovacionit dhe ngritjen e bizneseve, si dhe në arsim. Këmbimin e studentëve dhe të rinjve tanë në programe dhe projekte si në teknologji, në edukim dhe ndërmarrësi dhe inovacion si dhe investime në agro industri”.
“Po ashtu, theksova se do të ishte e mirëseardhur hapja e zyrave respektive për bashkëpunim në biznes dhe kulturë në Izrael dhe në Kosovë si hap i parë i përafrimit mes dy shteteve. Me ambasadoren Fisher Kamm, u dakorduam se ka vend për thellimin e bashkëpunimit duke shprehur edhe vullnet për intensifikimin e takimeve dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar Çelaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/