Zëvendësministri Dedaj kërkon në Parlamentin Evropian heqjen urgjente të vizave për Kosovën

12 prill 2018 | 11:38

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili po merr pjesë në një konferencë dyditore për Ballkanin Perëndimor të organizuar në Parlamentin Evropian në Bruksel nga Aleanca Liberale Demokratike e Evropës.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, presidenti i ALDE-së, Hans Van Baalen dhe liderë dhe përfaqësues të partive liberale të Ballkanit Perëndimor si dhe të shoqërisë civile.

Zëvendësministri Dedaj në këtë konferencë ka ngritur para pjesëmarrësve çështjen e heqjes urgjente të vizave për qytetaret dhe perspektiven euroatlantike të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit, raporton “Epoka e re”.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë i shqetësuar ndaj tendencave ruso-turke për dominim në këtë pjesë të Ballkanit e cila gjeografikisht, politikisht dhe në pikëpamje të kulturës dhe civilizimit është pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj.

Dedaj ka ritheksuar se Evropa nuk duhet të ndërtoj “mure të reja të Berlinit” por të jetë e hapur dhe e gatshme të pranojë në familjen e saj të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, “Nëse një gjë e tillë nuk vazhdon do të krijohet hapësirë influence dhe ndikimi për botën tjetër, e cila nuk i kontribuon paqes, stabilitetit as sigurisë në Ballkan dhe Evropë”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj në diskutimin e organizuar nga Lëvizja Fol…