Zëvendësministri Dedaj kundër anëtarësimit të Kosovës në OBI
05 maj 2018
| 12:51
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, është shprehur kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI).
“Jo, Kosova në OBI!
Përpjekjet e Qeverisë së Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore Islamike-OBI, një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon, cenon dhe neglizhon prespektiven euroatlantike të Republikës së Kosovës!
Kosova në NATO, BE, OKB, UNESCO, OSBE…por jo në OBI”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.