Zëvendësministri Dukolli: Do ta luftojmë ekonominë joformale
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ҫerkin Dukolli, ka marrë pjesë në konferencën e parë rajonale,“Ekonomia e Fshehur” në mbajtur në Shkup të Maqedonisë, konferencë kjo e organizuar nga Qendra për Hulumtim dhe Politikbërje (Maqedoni), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (Shqipëri) dhe Demokracia për Zhvillim (Kosovë).
Në emër të MPMS-së, zëvendësministri Dukolli ka përgëzuar organizatorët e konferencës duke thënë se organizime me tematikë të tillë, kontribuojnë në ngritjen e bashkëpunimit, avancimin dhe adresimin e sfidave të ekonomisë së fshehur, me të cilat përballen shoqëritë tona.
Zëvendësministri Dukolli ka theksuar përkushtimin e MPMS-së që në kuadër të ngritjes së nivelit të mirëqenies sociale dhe realizimit të drejtësisë sociale, e ka edhe aspektin e vendosjes së standardeve juridike nga marrëdhënia e punës.
“Me qëllim që të vendoset ligjshmëria në vend, dhe të shënohet rritje ekonomike, Qeveria ka vendosur prioritet në punën e vetë luftimin e ekonomisë joformale duke përfshirë edhe luftimin e punësimit joformal”, ka thënë Dukolli.
Duke folur rreth të drejtave të punëtorëve dhe luftimit të informailitetit, Dukolli ka informuar të pranishmit se MPMS-ja është duke bërë edhe plotësim ndryshimin e Ligjit për Inspektoratin e Punës.
“MPMS-ja mbetet e angazhuar dhe përkushtuar që të ngritë nivelin e respektueshmërisë së legjislacionit, luftimin e ekonomisë joformale brenda mandatit që ka, përmes mekanizmave të vetë juridik”, ka thënë zëvendësministri Dukolli.