Zëvendësministri Gecaj vizitoi Gjilanin

22 prill 2020 | 18:56

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatbardha Emini, si dhe drejtori i Departamentit për Operativë i Policisë së Kosovës, Afrim Ahmeti, vizituan komunën e Gjilanit ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Në këtë takim u bisedua lidhur me zbatimin e masave mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19 në komunën e Gjilanit si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë për menaxhimin e kësaj situate.

Me këtë rast, zëvendësministri Gecaj theksoi se me qëllim të përballimit sa më mirë të situatës së krijuar tashmë, MPBAP do të mbështesë në tërësi komunën e Gjilanit, përmes bashkëpunimit dhe koordinimit për zhvillimin e aktiviteteve në mes të nivelit qendror me atë lokal.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite zëvendësministri Gecaj mori pjesë në mbledhjen e Komisionit emergjent për përcjelljen dhe marrjen e masave në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më pas, zëvendësministri Gecaj, vizitoi edhe stacionin rajonal të Policisë në Gjilan, ku u theksuan veprimet që janë marrë për si angazhime shtesë me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Gjithashtu, u bisedua edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunën e Gjilanit, ku u tha se është e qetë dhe stabile.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i…