Zëvendësministri Gecaj vizitoi komunën e Pejës

17 prill 2020 | 17:58

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka vizituar Komunën e Pejës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë takim, Gecaj u njoftua më për së afërmi me punën dhe përpjekjet që janë duke u bërë në ketë komunë për luftimin dhe menaxhimin e situatës së pandemisë Covid 19.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, drejtuesve të Komunës së Pejës, Gecaj iu tha se Qeveria dhe institucionet e saja do të t’ju qëndrojnë sa më afër nëpërmjet bashkëpunimit dhe koordinimit për zhvillimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me përballimin e situatës.

Më pas, Gecaj, i shoqëruar nga Muhaxhiri vizituan edhe stacionin rajonal të Policisë në Pejë, ku u pritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale Kolonel Sami Shabanaj.

Në këtë takim Kolonel Shbanaj, vuri në dukje angazhimin shtesë të policisë në rajonin e Pejës, të cilët janë duke punuar me orar të zgjatur me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit të pandemisë Covid 19.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson se pandemia Covid-19 ka…