Zëvendësministri i Ekonomisë dhe kreu i Bordit të ZRrE-së u shmangen pyetjeve për shtrenjtim të rrymës

25 mars 2025 | 13:17

Pavarësisht nga paralajmërimet për një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike deri në 15 për qind, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, të pyetur nga mediet, nuk kanë dhënë përgjigje të qarta lidhur me këtë çështje.

Gjatë konferencës së tretë vjetore të “CorrWatch”, ata janë pyetur nëse qytetarët duhet të përgatiten për një shtrenjtim të rrymës, por të dy shmangën një përgjigje konkrete.

Zëvendësministri Mjeku i është shmangur pyetjes, duke ia adresuar atë kryesuesit të ZRRE-së.

“E keni në panel kryesuesin e ZRrE-së”, është përgjigjur ai shkurt.

Ndërsa Fejzullahu ka thënë se për këtë çështje do të mbajnë një konferencë për medie.

“Sot e kemi një konferencë. Nëse duani më vonë është mbledhja e bordit, edhe diskutojmë për tarifat e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se historia mes Trent Alexander-Arnold dhe Liverpoolit ka përfunduar,…