Zëvendësministri i Ekonomisë thotë se do të mbështesin përpjekjet e të rinjve në karrierën e tyre

24 tetor 2024 | 13:45

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të ri të Festivalit të Teknologjisë “DOKU.TECH”.

Festivali i Teknologjisë “DOKU.TECH” është mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë, ku ekspert të TIK-ut nga Kosova dhe bota, për dy ditë flasin për ndikimin e Inteligjencën Artificiale (AI) në ekonomi dhe politikbërje.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Mjeku theksoi se do të vazhdojnë të mbështesim këto përpjekje, për të frymëzuar të rinjtë që të ndjekin karrierën e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë, duke synuar ta bëjmë Kosovën një vend të avancuar digjitalisht, ku njerëzit mund të gëzojnë një cilësi të lartë të jetës.

Festivali “DOKU.TECH” është hapur të mërkurën dhe do të jetë i hapur për dy ditë në Tech Park Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e hapjes së urës së Ibrit nxori në pah…