Zëvendësministri i Financave: Reforma fiskale mbron biznesin vendor (video)

10 maj 2018 | 19:58

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi në “Dite Mbas Dite” në “TV Rrokum” , ka thënë se buxheti i shtetit është ai i cili ëshë dhe lejon pak hapsirë për të bërë ndryshim të madh.

Ai ka thënë se Ministria e Financave ka presion të vazhdueshëm nga kërkesa të shumta, por sipas tij po mundohen t’i ndajnë ato në kategori që kanë nevoja sikur janë kategoritë e shumta sociale.

“Të hyrat do të zvogëlohën nga doganat ngase marrëveshja me vendet europiane është e tillë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka shtuar se janë duke bërë reforma të shumta fiskale, sikur ato të bërit biznes, por edhe në të hyrat nga TVSH-ja.

Ai ka thënë se është duke u bërë edhe një reformë e mirëfilltë, e cila do të ketë ndikim pozitiv në bizneset dhe prodhimet e vendit, por edhe për investimet nga jashtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka…