Zëvendësministri i Financave thotë se Kuvendi dhe Presidenca kanë ndarë nga 600 euro shtesë në paga për festat e fundvitit

22 dhjetor 2020 | 20:17

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se dy institucionet kryesore në vend, Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës krahas pagës së tyre po ndajnë edhe nga një shtesë rreth 500-600 euro për festat e fundvitit.

Krasniqi ka thënë se në Kuvend dhe Presidencë të Kosovës po bëhet “lulëzim ekonomik”.

“Nuk po dije asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosove tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr page fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa të fundvitit po ndajnë krahas pagave te tyre te “ulta” edhe nga një shtesë rreth 500-600 euro”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Krasniqi ka ironizuar me ndarjen e këtyre shtesave, duke pyetur nëse do të ndahen para edhe për sektorin privat. “A mund te pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetareve qe kane paga te “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro”, vijon reagimi i tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë pikë është dallimi në mes tri skuadrave të para…