Zëvendësministri i FSK-së: Idetë mbi ndarje territoresh i takojnë mendësive të kaluara

29 korrik 2018 | 14:51

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka thënë se idetë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë i takojnë mendësive të kaluara.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova nuk ka nevojë për ide të tilla.

“Zgjidhjet e konflikteve përmes metodave johumane janë tragjike. Janë dëshmuar si të tilla në rajone të ndryshme gjithkah nëpër botë. Kosova është pajtuar dhe implementon me sukses të dukshëm modelin e demokracisë pushtet-ndarëse (modelin e teorizuar nga Arendt Lijphart në vitet e 1960ta). Model ky që funksionon në bazë të përfaqësimit jo-proporcional të komuniteteve pakicë. Secili model tjetër (shkëmbin territoresh, ndarje territoriale, deportimi, hegjemonia, federalizmi apo të tjera) është më pak demokratik dhe shkelë të drejtat e liritë themelore të njeriut. Prandaj, Kosova s’ka nevojë fare për ide rreth modeleve tjera.Kosova vetëm duhet të njihet kështu si shtet, që ekziston. Sepse, ekziston. Sepse, funksionon. Asgjë më pak!”, ka shkruar Ramadani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferdinand Samarxhi Fitues i Antenës së Artë/Mjeshtër i Madh…