Zëvendësministri i FSK-së: Kosova është e sigurt dhe e mbrojtur
17 dhjetor 2018
| 12:56
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka pritur sot në takim shefin e Shtabit të KFOR-it, gjeneralin amerikan John C. Boyd me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend.
Me këtë rast Ramadani ka thënë se Kosova është e sigurt dhe e mbrojtur.
“Kënaqësi të pres në takim sot gjeneralin amerikan John C. Boyd, shef i Shtabit të KFOR-it. Kosova është e sigurt dhe e mbrojtur, ndërsa ambienti i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim është angazhim i plotë”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/