Zëvendësministri i Jashtëm: Komiteti i Ministrave nesër mund të vendosë një datë tjetër për Kosovën
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i cili mblidhet të premten, mund të vendosë për një datë tjetër për futjen në agjendë të çështjes së anëtarësimit të Kosovës.
“Në rast se nuk ka gatishmëri politike dhe vullnet që të ndryshohet agjenda në këtë periudhë që ka ka mbetur për nesër. Sigurisht, Ministeriali nesër mund ta vendosë një datë të radhës kur mund të bëhet kjo dhe kjo do ishte shenjë për të ecur përpara edhe ne me propozimin tonë”, ka thënë ai gjatë një konference të mbajtur për media së bashku me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox, ku Qeveria e Kosovës zotohet se do ta dërgojë draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj.