
Zëvendësministri i Jashtëm: Ndarja e Kosovës, ide e rrezikshme
24 korrik 2018
| 12:35
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ndarja e Kosovës është një ide e rrezikshme, e papranueshme, luftënxitëse dhe destabilizon Kosovën dhe tërë rajonin.
“SHBA, BE dhe NATO duhet ta mbështesin fuqishëm, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Dedaj.
/Epoka e re/