Zëvendësministri i Mbrojtjes: Serbia s’ka mundësi ta destabilizojë Kosovën

01 maj 2022 | 15:18

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se mjetet të cilat janë duke u grumbulluar në Fondin e Sigurisë do të destinohen për nevojat kyçe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ai ka thënë FSK-ja ka nevojë për pajisje shtesë, armatim dhe plotësim të kapaciteteve që i duhen një ushtrie.

Syla nuk tregon ndonjë shifër të përafërt për grumbullimet në këtë fond, por ka thënë se investimi i tyre do të analizohet nga ekspertë ushtarakë.

Përveç kësaj, në një intervistë për “Kosovapress”, Syla ka folur edhe për situatën e sigurisë në veri të vendit dhe përpjekjet e shtetit për anëtarësim në NATO.

Syla ka thënë se Serbia nuk ka mundësi ta destabilizojë Kosovën

“Politika serbe po përdorë metoda të ndryshme të inskenimeve dhe të rasteve në të cilat mendon ta nxisë apo provokojë situatën. Krejt këto elemente që janë faktike në provokimet e policisë dhe pjesëve të tjera dhe formave dhe mënyrave të tjera janë në vazhdën e planit serbë për destabilizim dhe për mos me lënë situatën e qetë. Assesi nuk ka mundësi Serbia në këto kushte të destabilizojë Kosovën, i ka të kota ato veprime që i bënë, ato vetëm çka po e shpërfaqin atë egon me të cilën Serbia është ende duke ëndërruar, ato kanë perënduar por ne duhet të jemi sy-çelë pavarësisht, ne duhet të jemi në krye të detyrës, ne bëjmë punët tona”, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes.

Sipas tij, Serbia po i ikë dialogut në Bruksel, meqë nuk është e gatshme të përballet me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…