Zëvendësministri i Shëndetësisë: Nuk duhet test PCR për të hyrë në Kosovë
23 dhjetor 2020
| 13:19
Zëvendësministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani ka deklaruar se nuk duhet test PCR për Kosovë informon Tetovasot.
Deklaratat e tij vijnë pas një informacioni se Kosova sërish ka vendosur teste PCR nëpër pikat kufitare .
Nga MPB thonë se nga pika kufitare Bllacë kanë marrë njoftim se nga data 23 dhjetor 2020 për hyrje në Kosovë për shtetas të Maqedonisë është i nevojshëm testi PCR,
ndërsa për kalim transit testi nuk është i nevojshëm.
Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, në anën tjetër thotë se nuk janë të sakta informacionet që Kosova ka vendosur sërish PCR testet negative si kusht për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut