Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal premton përkrahje për projekte të reja në Rahovec
08 shtator 2023
| 13:17
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.
Kryetari Latifi e ka falënderuar Tafarshikun për bashkëpunimin dhe mbështetjen në disa projekte të rëndësishme që kjo ministri deri tash ia ka dhënë Komunës së Rahovecit.
Zëvendësministri Tafarshiku u zotua se do të angazhohet për t’i dhënë përkrahje Komunës së Rahovecit në realizimin e projekteve të reja.