
Zëvendësministri Kadriu inspektoi punimet në Kopërnicë
26 maj 2018
| 15:16
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, bashkë me nënkryetarin e komunës së Dardanës, Faton Jakupi, dhe drejtorin e Inspeksionit në këtë komunë, Liridon Beqiri, inspektuan rifillimin e punimeve në fshatin Kopërnicë.
“Ministri i Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, në vizitën që i ka bërë komunës së Dardanës, është zotuar se të gjitha projektet që kanë mbetur në gjysmë, ato që nuk janë filluar fare, dhe ato që janë neglizhuar nga qeverisja e kaluar, do të përfundojnë gjatë këtij mandati”, ka shkruar Kadriu në profilin e tij në “Facebook”.