Zëvendësministri këmbëkryq dhe i zbathur në borë

20 janar 2018 | 18:38

Njëri nga zëvendësministrat e shumtë në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, po e sfidon të ftohtit.

Ai ka publikuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook” ku shihet këmbëzbathur në borë. Ka thënë se këtë e ka nga meraku i vjetër.

Është ky, Gani Koci i PDK-së, transmeton “AktivPress”.

“Maraku i moçëm! Këmbëzbathur edhe nëpër borë!”, ka shkruar ai.

Koci është edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe me gjasë zëvendësministri i 75 në Qeverinë e Kosovës.

Në tubimin ku ishin grumbulluar zëvendësministrat në ndërtesën e Qeverisë kishte munguar Gani Koci, i cili kishte falënderuar Haradinajn pse nuk e kishte ftuar.

Image

Image

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy këmbësore janë lënduar sot gjatë një aksidenti që ka…