Zëvendësministri Krasniqi takon përfaqësuesit e shoqatës “PePeKo”
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, së bashku me Isuf Cikaqin kanë takuar përfaqësuesit e shoqatës “PePeKo”, të cilët përfaqësojnë 15 subjekte të industrisë së përpunimit të pemëve dhe perimeve të Kosovës.
Krasniqi ka theksuar se ky sektor ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
“Me drejtorin Isuf Cikaqi i takuam përfaqësuesit e Shoqatës “PePeKo”, z. Ibrahimi dhe z. Gashi, ata përfaqësojnë 15 subjekte të industrisë së përpunimit të pemëve dhe perimeve të Kosovës! Ky sektor, ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, bashkë i diskutuam edhe shqetësimet e tyre por edhe mundësitë për të ecur edhe më tej, MBPZHR-ja do të jetë përkrah tyre dhe iniciativave të reja që e ndihmojnë këtë sektor!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” zëvendësministri Krasniqi.
/Epoka e re/