Zëvendësministri Nazim Bushi nuk përkulet para “branitellave” maqedon

13 mars 2021 | 19:38

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot me rastin e shënimit të 40 vjetorit të themelimit të njësitit special të policisë “Tigrat” edhe pse ishte prezent, ai injoroi të vendoste kurorë me lule dhe të përkulet para “BRANITELLAVE” të rënë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Të njëjtin veprim e ka bërë edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Si duket Bushi këtë veprim e ka bërë pasi që në këtë njësit përfaqësimi i shqiptarëve por edhe nacionaliteteve tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet ZERO.

Njësiti special “Tigrat” duhet të reformohet, thonë burime brenda Ministrisë së Brendshme, por që deri më tani askush nuk ka marrë guximin që të nis një veprim të tillë, duke e mbajtur hermetikisht të mbyllur për komunitetet tjera këtë njësit.

Shtrohet pyetja, pse ky njësit është i rezervuar ekskluzivisht për maqedonasit? Në këtë pyetje duhet të jap përgjigje MPB, përkatësisht ministri i Brendshëm Oliver Spasovski por pse jo edhe kryeministri Zoran Zaev.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isa Mustafën në të ardhmen do ta gjejmë kryesisht mes…