Zëvendësministri Shkodra kërkon përkushtim në luftën kundër narkotikëve
30 janar 2018
| 13:53
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Selami Shkodra, ka thirrur në takim Këshillin Nacional kundër narkotikëve, ku kërkoi të intensifikojnë punën në institucionet gjegjëse me qëllim që të përmbushim objektivat e strategjisë kombëtare kundër narkotikëve.
Zëvendësministri Shkodra po ashtu kërkoi që të merren të gjitha masat në prag të vizitës së EMCDDA-Qendra Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Substancave Narkotike me seli në Lisbonë të Portugalisë.