
Zëvendësministri Shkodra: Kosova ka bërë përparime në fushën e sigurisë kibernetike
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, njëherësh koordinator kombëtar i Strategjisë për Siguri Kibernetike, ka pritur të enjten në takim pune, Kreshnik Gashin, kryetar i Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).
Në këtë takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e vendit sa i përket sigurisë kibernetike.
Po ashtu u diskutua edhe për aktivitetet e strategjisë të cilat përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të intensifikimit të koordinimit.
Zëvendësministri Shkodra ka vlerësuar domosdoshmërinë e të qenit në hap me trendët e zhvillimit të teknologjisë.
Ai ka shtuar se Republika e Kosovës ka bërë përparime të dukshme në fushën e sigurisë kibernetike, por duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përgjigjemi sfidave që vinë me zhvillimet e reja teknologjike.