Zëvendësministri Shkodra qëndroi për një vizitë në Lisbonë të Portugalisë
01 nëntor 2018
| 16:39
Me ftesë të Qendrës Evropiane për Monitorim të narkotikëve dhe varësisë në narkotikë (EMCDDA), zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra i shoqruar edhe nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abduallahu kanë zhvilluar një vizitë në selinë qëndore të EMCDDA në Lisbonë të Portugalisë.
Gjatë kësaj vizite ata janë takuar me drejtorin gjeneral të EMCDDA, Alexis Goosdeel dhe përfaqësues të lartë të kësaj qendre monitoruese.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, të arriturat dhe sfidat. Gjatë këtij takimi të dy palët u dakorduan që të fillojnë procesin e arritjes së një marrëveshje bilaterale, e cila do të hapte rrugë drejt rritjes së mbështetjes së EMCDDA për politikat antidrogë në Kosovë.
/Epoka e re/