Zëvendësministri Shkodra takohet me kryeministrin e Katarit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, qëndroi për një vizitë zyrtare në shtetin e Katarit, ku prit në takim nga Kryeministri, njëherit edhe Ministër iBrendshëm, Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani.
Në këtë takim Shkodra falënderoi Kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme të Katarit për Kosovën në procesin e shtet-ndërtimit dhe potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Kryeministri Abdullah bin Nasser bin Khalifa Al Thani, shprehi gatishmërinë tij dhe të Shtetit të Katarit për ta mbështetur Kosovën në të gjitha rrafshet, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me theks të veçantë në luftën ndaj narkotikëve, krimit kibernetikë si dhe në fushën e Emergjencave Civile dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjatë qëndrimit në shtetin e Katarit, zv. ministri Shkodra, u takua edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gjeneral Saad bin Jassim al-Khulaifi, me të cilin diskutuanmundësinë e bashkëpunimit në fushat që kanë të bëjnë me sigurinë publike. Zv. ministri Shkodra u njoftua nga afër me punën që bëhet në Departamentin e Anti-Drogës, departamentin e Krimit të Organizuar, si dhe departamentin e Krimit Kibernetikë.
Në fund të vizitës së tij në shtetin e Katarit, zv. ministri Shkodra vizitoi edhe Universitetin e Katarit, ku u prit nga Drejtori për Bashkëpunim Ndërkombëtar.