Syla priti në takim lamtumirës atasheun gjerman të mbrojtjes
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti në takim lamtumirës atasheun gjerman të mbrojtjes, rezident në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të akredituar për Republikën e Kosovës, nënkolonelin Kai-Uwe Napel.
Me këtë rast, zëvendësministri Syla e falënderoi nënkolonelin Napel për kontributin e dhënë dhe ndihmën e pakursyer për avancimin Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, gjatë mandatit të tij tre vjeçar, ku në emër të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ndau një mirënjohje.
Ndërsa, nënkolonel Napel tha se ndjehet i nderuar për mundësinë që pati të shërbejë në Republikën e Kosovës si atashe gjerman i mbrojtjes dhe theksoi se ky bashkëpunim i mirë bilateral do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij, Josef Nolte, duke u fokusuar në shkollimin e kuadrove të FSK-së në Republikën Federale të Gjermanisë.
Të dy palët u dakorduan që në takimet në vijim, të ketë lëvizje konkrete në drejtim të realizmit të projekteve të përbashkëta.