Zëvendësministri Tafarshiku fajëson Ardian Gjinin për djegien e muzeut

31 gusht 2023 | 09:33

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal Ali Tafarshiku e ka fajësuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin, për djegien e muzeut të muzikës.

“Krejt natën mund ta konfirmoj dhe rikonfirmoj se i vetmi fajtor për zjarrin, degradimin dhe gjendjen e muzeut të muzikës ‘Tabhane’ është qeverisja lokale dhe Ardian Gjini”, ka shkruar Tafarshiku në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Krejt natën mund ta konfirmoj dhe rikonfirmoj se i vetmi fajtorë për zjarrin, degradimin dhe gjendjen e muzeut të muzikës “Tabhane” është qeverisja lokale dhe Ardian Gjini.
Ani kur po i shoh militantët e Aleancës me adresa të rrejshme tu komentu e tu i bo thirrje prokurorisë me më hetu mua që po e flas të vërteten.
Prokuroria duhet me ju burgos për pa përgjegjësin ndaj një aseti të trashëgimisë kulturore.
Ani po doni me bo krahasime me kryetaren Mimoza Kusari, qe po ju bashkangjes fotot nga themelimi i muzeut të muzikës.
Ja si dukej “Tabhane” në qeverisjen Kusari Lila në Gjakovë.
Veq me fakte!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, derisa qëndron i…