Zëvendësministri Zeka: Është e paarsyeshme që politikanët të bartin armë

19 prill 2019 | 22:20

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se është e paarsyeshme që politikanët në vendin tonë të bartin armë, edhe nëse kanë leje për to.

Në emisionin “Argument Plus” në RTV21, ka thënë se ata nuk kanë nevojë për këtë, pasi në Kosovë nuk janë të rrezikuar prej askujt, dhe sipas tij cilido politikan që e ndjen veten të rrezikuar është më mirë të lëshojë pozitën sesa të bartë armë.

Ai ka pohuar se arsye tjetër për mosnevojën e bartjes së armëve nga politikanët është vet fakti se truprojet e tyre janë të armatosur, të rregulluar me rregullore të veçantë, përfshirë këtu truprojet e presidentit, kryeministrit e kryeparlamentarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije…