Zëvendësministri Zeka: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka pritur sot në takim delegacionin e Bashkimit Evropian (BE), të përbërë nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.
Në këtë takim, zëvendësministri Zeka ka prezantuar të arriturat dhe sfidat që lidhen me liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen.
“Në kuadër të MPB-së me delegacioni e BE-së shpërfaqa punën dhe angazhimin që ka bërë MPB-ja në plotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave por edhe për vetë jetën e qytetarëve. Besoj fuqishëm se Kosovë ka plotësuar kriteret dhe fundi i këtij viti do të jetë faza kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen”, ka thënë Zeka.
/Epoka e re/