Zëvendësministri Zeka: MPB-ja do të jetë në shërbim të interesit shtetëror
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka komentuar zhvillimet e fundit të kësaj ministrie.
Zeka ka thënë se këto ditë Ministria e Punëve të Brendshme është ballafaquar me një sfidë shtetërore e cila mori përmasa të mëdha edhe të qytetarët e Kosovës.
“Në cilësinë e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme u premtoj qytetarëve se MPB-ja si institucion kredibil do të punojë në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror. Si deri më tani do të angazhohemi që t’u ofrojmë qytetarëve siguri të plotë dhe mirëqenie për të gjithë”, ka thënë Zeka, raporton “Epoka e re”.
Ai ka pohuar se MPB-ja me vartësit e saj do të jenë përherë të përqendruar që t’i kryejnë obligimet e veta në harmoni me rekomandimet BE-së, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të ndjehen fuqishëm pjesë e integrimeve evropiane.
“Bashkëpunimi i ynë do të mbështetet fuqishëm në aleatët tanë perëndimor dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Zeka.