Zëvendësministri Zeka priti në takim përfaqësuesit e UNSCAR-it dhe UNDP-së
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së për Mbështetjen e Bashkëpunimit për Sistemimin e Armëve (UNSCAR), Tak Mashiko dhe Cheng Wang si dhe Jeta Tela nga UNDP-ja, Projekti i Kosovës për Siguri, me të cilët ka diskutuar lidhur me progresin dhe sfidat e Kosovës në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta.
Mashiko ka falendëruar zëvndësministrin Zeka për bashkëpunimin dhe e njoftoi se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre në fushën e kontrollit të AVL-ve edhe vitin e ardhshëm, më konkretisht në fushën e legalizimit të armëve.
Zeka ka falendëruar me këtë rast UNDP-në që përmes Projektit të Sigurisë në Kosovë (KSSP) është duke punuar nga afër me Njësinë Qendrore të Armëve të Zjarrit (FFP), për të lehtësuar zbatimin e Instrumentit Ndërkombëtar të Gjurmimit (ITI) dhe për të zhvilluar më tej politikat dhe teknikat e gjurmimit.
Ai gjithashtu theksoi për rëndësinë dhe përkushtimin e MPB-së ndaj nismës së fundit të nisur në fushën e kontrollit të AVL-ve: Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme për posedimin, keqpërdorimin dhe trafikimin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024 UNDP-ja, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke organizuar trajnime për gjurmim me qëllim të rritjes së kapaciteteve për identifikimin nga vendi i krimit dhe për përmirësimin e raportimit në FFP (përmes raporteve flesh) me të dhëna specifike që mund të mblidhen dhe analizohen për të siguruar pista për zgjidhjen e krimit, aktivitet ky që përkrahet përmes kontributit financiar të UNSCAR.