Zëvendësministrja Bakija-Deva: Me kantonin e Gjenevës do të rrisim kapacitetet kulturore

02 maj 2018 | 15:41

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e parlamentit të Republikës dhe kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz dhe presidentin e Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani.

Zëvendësministrja Bakija-Deva ka theksuar se ky ishte një takim i vazhdimësisë së bashkëpunimit të Kosovës dhe Gjenevës në kuadër të diplomacisë kulturore, me mundësinë e rritjes së kapaciteteve kulturore, sociale si dhe shkëmbimeve universitare.

“Me kënaqësi pranova ftesën zyrtare për të vizituar Gjenevën dhe për t’i parë nga afër këto aktivitete dhe për t’u takuar me autoritet përkatëse për thellimin e bashkëpunimeve sa më produktive”, ka thënë zëvendësministrja Bakija-Deva pas takimit me Leyvraz.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), të mërkurën ka…